Vendosni fjalën kyçe....

SPAK bën bilancin: 27 të pandehur për muajin Maj


SPAK ka bërë bilancin e punës që ka kryer për muajin maj të këtij viti. Kështu mësohet se gjatë këtij muaji, janë paraqitur 15 kallëzime penale.

“Janë paraqitur 15 kallëzime penale, nga të cilat, për 4 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

Janë regjistruar 22 procedime penale, me 15 persona nën hetim, nga të cilët 11 procedime me 11 persona nën hetim për vepra penale që lidhem me krimin e organizuar dhe 11 procedime me 4 persona nën hetim për vepra penale që lidhen me korrupsionin.”– bën me dije Prokuroria e Posaçme.

Po ashtu mësohet se janë dërguar për gjykim 6 procedime penale me 27 persona të pandehur.

NJOFTIMI I PLOTË

“Mbi disa tregues statistikorë të punës së Prokurorisë së Posaçme për muajin Maj 2022”

Gjatë muajit Maj 2022:

Janë paraqitur 15 kallëzime penale, nga të cilat, për 4 kallëzime është vendosur mosfillim i hetimeve.

Janë regjistruar 22 procedime penale, me 15 persona nën hetim, nga të cilët 11 procedime me 11 persona nën hetim për vepra penale që lidhem me krimin e organizuar dhe 11 procedime me 4 persona nën hetim për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Janë dërguar për gjykim 6 procedime penale me 27 persona të pandehur, nga të cilat, 1 procedim me 8 të pandehur për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar dhe 5 procedime me 19 të pandehur për vepra penale që lidhen me korrupsionin.

Bazuar në kërkesat e paraqitura nga Prokuroria e Posaçme janë miratuar nga Gjykata e Posaçme masa sigurimi personal ndaj 44 personave nën hetim.

Pas kërkesave përfundimtare të prokurorëve të posaçëm janë dhënë nga Gjykata e Posaçme 4 vendime themeli, duke deklaruar 50 të pandehur fajtorë.
Bazuar në ligjin Nr. 10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit, korrupsionit dhe krimeve të tjera nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, (të ndryshuar), janë konfiskuar me vendim përfundimtar të gjykatës 3,430,130 euro, 80,000 franga zvicerane, 500 m2 tokë në bregdet.

Janë ekzekutuar 10 vendime penale të formës së prerë, ndaj 29 personave të dënuar.

Nga prokurorët e posaçëm janë miratuar 35 vendime për miratim takimesh të paraburgosurve me familjarët.

Janë vendosur 3 persona në regjim të posaçëm mbikëqyrje në ambientet e vuajtjes së dënimit.

Janë vënë në ekzekutim 5 letërporosi të ardhura nga autoritetet e huaja gjyqësore dhe janë dërguar 7 letërporosi për ekzekutim autoriteteve të huaja.