Vendosni fjalën kyçe....

Të shtëna në spitalin e Oklahomës, katër të vrarë dhe shumë të plagosur


Një tjetër tragjedi ka ndodhur në SHBA, ku katër persona janë vrarë nga të shtënat me armë në një spital.

Ngjarja ka ndodhur të mërkurën pasdite në Spitalin St Francis në Tulsa, Oklahoma.

Oficerët konfirmuan se mes të vdekurve ishte edhe vrasësi i dyshuar, i cili ishte i armatosur me pushkë dhe pistoletë.

Duke folur në një konferencë për shtyp, zëvendës shefi i policisë Eric Dalgleish tha: “Tani për tani kemi katër civilë që janë të vdekur dhe ai që ka shtënë me armë është i vdekur.”

Dangleish tha se sulmuesi, i cili ende nuk është identifikuar, ka pësuar plagë vdekjeprurëse me armë zjarri, të cilat besohet se janë vetëshkaktuar.

I dyshuari “kishte një pistoletë të gjatë dhe një pistoletë dore në vendin e ngjarjes në atë kohë.”-tha zëvendësshefi i Policisë.

Oficerët aktualisht po intervistojnë dëshmitarët në të gjithë ndërtesën, përfshirë ata që ishin në katin e dytë ku ndodhi sulmi.

Duke folur për ABC News, kapiteni Richard Meulenberg tha se në kohën kur policia mbërriti në kampusin mjekësor ata “kanë gjetur se disa njerëz ishin qëlluar” dhe disa prej tyre kishin vdekur tashmë.

Ishte një “skenë katastrofike”, tha ai sipas BBC-së.

Presidenti i SHBA-ve Joe Biden është informuar për të shtënat në Tulsa. Të shtunën e kaluar, Biden u kërkoi amerikanëve që të dëgjojnë zërin e tyre për të parandaluar dhunën e mëtejshme me armë, pas vrasjes së 19 fëmijëve dhe dy mësuesve në një shkollë në Teksas.