Vendosni fjalën kyçe....

Trafik lënde narkotikësh, arrestohen nëna shqiptare me të birin në Greqi


Një shtetase shqiptarë bashkë me të birin është arrestuar nga autoritetet greke me akuzën e trafikut të lëndëve narkotike.

Mediat në vendin fqinj shkruajnë se është shpallur në kërkim edhe bashkëshorti i saj 43- vjeçar.

Ky i fundit mësohet se është i njohur nga policia e Athinës për pjesëmarrje në organizata kriminale të trafikut të drogës dhe zjarrvënie në dyqane.

Në këtë aktivitet të paligjshëm, roli i djalit 24-vjeçar ishte të merrte dhe shpërndante tek palë të treta sasi droge për llogari të babait të tij.

24-vjeçari u arrestua nga policia teksa po transportonte kokainë me peshë 1 kilogramë e 191 gram. Gjithashtu, atij iu gjetën edhe tre dokumente transfertash në vlerë prej 6788 euro.