Vendosni fjalën kyçe....

“U prehtë në paqe… miku im”- Berishën e mbysin lotët, mezi e përfundon mesazhin e lamtumirës për Bujar Nishanin (VIDEO)

Ish-kryeministri Sali Berisha ka lexuar mesazhin e fundit të lamtumirës për mikun dhe bashkëpunëtorin e tij, ish-Presidentin e Republikës Bujar Nishani.

Pasi shprehu vlerësimet e tij për Nishanin si mik dhe president, Berisha nuk arriti dot ta përfundonte mesazhin pasi e mbytën lotët.

Pasi qëndroi pak, e mblodhi veten dhe e përfundoi fjalën me lutjen që Nishani të prehet në paqe.

“Jemi këtu rreth teje të përcjellim me dhimbje të madhe në udhëtimin tënd të përjetshëm të parakohshëm që nis pasi ke ngjitur si rrallëkush shkallët e jetës dhe të detyrës. Megjithëse largohesh nga ne përgjithmonë, për sa kohë ne do jetojmë d mbetesh i gjallë me veprat, finsikërinë, përkushtimin, shërbimet e çmuara ndaj Shqipërisë dhe shqiptarëve.

Me ne mbetet dhe do jetojë gjithmonë Bujar Nishani, njeriu i dashur, atdhetar, shërbëtor i përkushtuar i qytetarëve, demokrat i flakët dhe guximtar, burrështetas fisnik.

Sot këtu para teje ne jemi më të paktë në vete. Odeta ndihet sot më e paktë, më e trishtë se kurrë në jetën e saj për bashkëshortin fisnik që u largua para kohe.

Për Ersin, Fjonën sot është dita më e dhimbshme e jetës së tyre, por ata do jenë krenarë që patën fatin të kenë një baba si ti. Për Baba Faikun sot zija është më e rëndë se toka, por ai përsëri ndihet krenar se rriti një djalë si ti që i zbardhi faqen.

Për të gjithë ne të tjerët që patëm mundësi të njohim e bashkëpunojmë, do mbetesh një burim i pashtershëm frymëzimi dhe do kesh përgjithmonë mirënjohjen.

Dua të shpreh mirënjohje të thellë për familjen tënde dhe për ata që bën gjithçka që ti të mos niseshe në këtë rrugë. U prehtë në paqe… (përlotet dhe ndërpret fjalën në mes).

 U prehtë në paqe miku im i dashur, i lehtë qoftë dheu i tokës sonë, lamtumirë!”– tha Berisha i cili u kthye pranë bashkëshortes së tij, zonjës Liri Berisha dhe piu pak ujë për t’u qetësuar.

Sot po zhvillohen homazhet në nderim të ish-presidentit Bujar Nishani i cili u nda nga jeta pak ditë më parë në një spital në Gjermani ku po kurohej për një sëmundje autoimune në mëlçi, e cila i ishte përkeqësuar pas Covid-19.

Në homazhet për ish-kreun e shtetit morën pjesë personalitetet më të larta nga vendi e Kosova si dhe ambasadorë.

WordPress database error: [User 'testhaashtag' has exceeded the 'max_questions' resource (current value: 57378)]
SELECT option_value FROM wp_options WHERE option_name = 'cme_role_same_page_redirect_cookie' LIMIT 1

WordPress database error: [User 'testhaashtag' has exceeded the 'max_questions' resource (current value: 57378)]
SELECT wp_posts.* FROM wp_posts WHERE 1=1 AND wp_posts.post_type = 'wpautoterms_page' AND ((wp_posts.post_status = 'publish')) ORDER BY wp_posts.post_date DESC

WordPress database error: [User 'testhaashtag' has exceeded the 'max_questions' resource (current value: 57378)]
SELECT option_value FROM wp_options WHERE option_name = 'wpautoterms_links_order' LIMIT 1