Gazetari Artan Hoxha pasi zbuloi sot një dëshmi të Nuredin Dumanit, që ka thënë në SPAK se Ilir Meta ka porositur vrasjen e vëllait të ish-deputetit të PS Arben Ndokës.
Hoxha tha se me këtë ngjarje lidhen edhe disa ngjarje të mëvonshme, duke treguar se për të pajtuar palët janë futur mes palëve tre negociatorë, një prej të cilëve sot është i vdekur. Sipas gazetarit, negociatori i parë është Bardhok Pllanaj, i ekzekutuar në Shkodër.
“Menjëherë pas atentatit ndaj Sandër Ndokës ka ndërhyrë një negociator. Ai thotë se vrasjen nuk e kanë bërë këta që dyshoni ju. Ai ka pasur lidhje politike, por është vrarë më vonë. Ai është Bardhok Pllanaj. Është vrarë. Filloi në fushatën e 17 dhe vazhdoi në atë të 2021. Nuk janë ngjarje pa lidhje këto.
Negociatori i dytë ishte kryeplaku që shkoi në burg. Negociatori i tretë është Aleks Deda. I kanë bërë tre herë atentate, nuk e kanë vrarë dot. Dëshmoi në datë 8 mars në SPAK dhe e ka marrë SPAK në mbrojtje. Ka ardh nga Spanja. I kanë çuar dronin dhe nuk e kanë vrarë dot. Di shumë gjëra dhe duan ta vrasin.
Tre negociatorët që kanë hyrë në mes për ngjarjen e 2017… ka shkuar puna që janë vrarë ata që dyshoheshin si autorë, tani po vriten negociatorët. Dumani thotë që unë i njoh këta, që kanë marrë porosinë për të bërë vrasjen në Lezhë.
Një politikan i rëndësishëm thotë ai se tregon dhe emra, e ka porositur. Ai thotë se unë këto gjëra i kam mësuar se kam qëndruar me këta persona, me këto kamë bërë ngjarje të tjera”, u shpreh Artan Hoxha.