Vendosni fjalën kyçe....

Zhupa: Do votoja emrin e propozuar nga PS-ja nëse do ishte kandidaturë nga e djathta shqiptare


Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa deklaroi në emisionin “Top Story” se do votonte pa komplekse për President emrin që do vinte nga shumica nëse do ishte një emër nga e djathta shqiptare.

Zhupa shtjelloi se nëse një kandidaturë e shumicës plotëson kriteret dhe profilin që do të ruajë Presidencën dhe që nuk bëhet vegël e qeverisë nuk ka asnjë kompleks ta votonte.

Për mua personalisht, nuk kam asnjë kompleks, nëse mazhoranca e Edi Ramës sjell një emër të djathtë, qoftë një zonjë e djathtë, do e votoja! Nuk kam asnjë kompleks që e sjell Edi Rama apo që e firmos Ermonela Felaj.

Unë si Ina Zhupa, si deputete e kuvendit të Shqipërisë, nëse vjen një kandidaturë që për mua plotëson të gjitha kriteret dhe profilin apo garancinë që do të ruajë institucionin e Presidentit dhe nuk do të bëhet vegël e mazhorancës, pra nuk ka profilin e të qenit vegël, nuk do të jetë noter i Edi Ramës, nuk kam kompleks që ta votoj”-deklaroi Zhupa.