Vendosni fjalën kyçe....

Berisha flet për gazetarët pas mbledhjes së Kryesisë: Nuk duam të dublojmë funksionet e anëtarëve të kryesisë


Pas përfundimit të mbledhjes së parë të Kryesisë së re të PD-së ku u diskutua për kandidaturat për funksionet drejtuese në këtë parti, Sali Berisha ka dalë në një konferencë për mediet.

“Kryesia e PD-së miratoi propozimet e bëra në përputhje me statutin nga kryetari i saj për nënkryetarët dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Partisë Demokratike dhe Sekretariatet e kësaj partie.

Për nënkryetar të PD-së, për dy vende u propozuan zotërinjtë Agron Shehaj, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçi, Luçiano Boçi.

Kurse për Sekretar të Përgjithshëm, Flamur Noka dhe Arben Ristani.

Për sekretar për organizatat partnere: Ilirjana Kucana dhe Megi Balliu.

Sekretar për transparencën dhe luftën kundër korrupsionit: Ledina mandia dhe Andia Pustnia

Sekretari për të drejtat e njeriut: Elda Hoti Bislim Ahmetaj. Sekretar për Organizimin, Ervin Minarolli, Oerd Bylykbashi.

Sekretar për Marrëdhëniet Publike, Erjola Hysaj, Sara Bodo…”- tha Berisha.

Ai theksoi se po përpiqen të mos dublojnë funksionet. “Ne po përpiqemi të mos dublikojmë funksionet. Nuk marrin postin edhe për anëtar Kryesie, edhe Sekretar. Po përpiqemi të bëjmë një shpërndarje sa më të gjerë.”

Ish-kryeministri u pyet nga gazetarët nëse e mbështet Majlinda Bregun si presidente, por ai refuzoi të japë një përgjigje duke e quajtur farsë procesin.

“Të lutem, mundësisht më pyet për Partinë Demokratike, mos më pyet për farsën elektoriale presidenciale.

Unë sot jam këtu para jush pikërisht për këto që dëgjuat. Ajo është figurë e respektuar e PD, padiskutim, tani është në fushën e politikës e diplomacisë.”- tha Berisha.