Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për shqetësimet e Kokalarit: Lobimi nuk më pëlqen por s’mund ta ndaloj, e kam parë kudo në partitë demokratike


Gjatë konferencës së sotme për mediet, ish-kryeministri Sali Berisha u pyet lidhur me shqetësimet e ngritura nga aktivistja Kokalari lidhur me lobimet e bëra në zgjedhjet e partisë për Këshillin Kombëtar dhe Kryesinë.

Berisha tha se as atij nuk i pëlqenin lobimet, por nuk mund t’i ndalonte sepse ato përdoreshin në çdo parti demokratike.

“Asnjë proces nuk është i paracaktuar. Ajo që mund t’ju them unë ju, lobimi është një problem në çdo proces zgjedhor dhe vetëkuptohet se si kryetar partie është një proces për mua shumë i papëlqyeshëm por të garantoj se kudo që unë kam parë votime në partitë demokratike, kam parë dhe lobime. Kjo është e vërtetë. Kam parë dhe lobime.

Nuk ka patur proces më transparent se sa zgjedhja e Kryesisë dhe po kaq transparent do jetë zgjedhja e Sekretarit të Përgjithshëm dhe nënkryetarëve të PD-së. Lobimi nuk më pëlqen por të them që mund ta ndaloj me gjithë dëshirën që kam për ta bërë këtë, nuk mund ta them. Unë bëj thirrje që secili të votojë pa u ndikuar.”- tha Berisha.