Kreu i PD-së Sali Berisha u pyet nga gazetarët gjatë konferencës së sotme për mundësinë që Ardian Dvoran të jetë kandidat për presidentin e ardhshëm.
Por Berisha theksoi se pavarësisht mbështetjes nga SHBA-të për Dvoranin presidenti zgjidhet për shqiptarët, dhe sipas tij Dvorani është një nga emrat e gjykatësve që lidhet më shumë me korrupsionin dhe konfliktin e interesit.
“Presidenti nuk zgjidhet këtu për ndonjë shtet të SHBA-ve apo për ndonjë shtet tjetër, Presidenti zgjidhet për Shqipërinë dhe shqiptarët. NËse ka një gjykatës që simbolizon korrupsionin dhe konfliktin e interesit më shumë se kushdo tjetër që unë njoh në drejtësie, është Dvorani I partisë. Kjo është konsiderata ime për të.”- tha Berisha.