Vendosni fjalën kyçe....

Kancelari gjerman vizitë në Ballkan për integrimin e dialogun


Kancelari gjerman Olaf Scholz do të zhvillojë një vizitë dyditore në rajon për të parë nga afër dy mosmarrëveshjet kryesore që po mbajnë peng gadishullin.

Ai do të jetë në Kosovë dhe Serbi më 10 qershor, ndërsa më 11 qershor pritet të niset për në Maqedoninë e Veriut dhe më pas në Bullgari. Në Kosovë Scholz ka planifikuar edhe një vizitë në trupat gjermane të KFOR-it tha zëdhënësi i kancelarit, Wolfgang Bichner.

Fokusi i udhëtimeve të Olaf Scholz do të jetë perspektiva e BE-së e vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe kontributi i Gjermanisë në përmirësimin e bashkëpunimit rajonal dhe tejkalimin e bllokadave dypalëshe.

Përveç kësaj, tema qendrore do të jetë reagimi i mëtejshëm i përbashkët ndaj luftës së agresionit rus kundër Ukrainës.