Vendosni fjalën kyçe....

Majlinda Bregu kandidate për presidente? Berisha: Mos më pyesni për farsën elektorale


Ish-kryeministri Sali Berisha pas mbledhjes së sotme në selinë blu u pyet nga gazetarët nëse e mbështet Majlinda Bregun si kandidate për presidente, por ai refuzoi të japë një përgjigje duke e quajtur farsë procesin.

“Të lutem, mundësisht më pyet për Partinë Demokratike, mos më pyet për farsën elektoriale presidenciale.

Unë sot jam këtu para jush pikërisht për këto që dëgjuat. Ajo është figurë e respektuar e PD, padiskutim, tani është në fushën e politikës e diplomacisë.”– u përgjigj shkurt Berisha.