Vendosni fjalën kyçe....

PD-ja mbledh Këshillin Kombëtar, do zgjedhë sekretariatin dhe nënkryetarët


Në orën 17.00 mblidhet Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike e cila pritet të votojë me votim të fshehtë kandidaturat e miratuara në mbledhjen e Kryesisë së PD për Sekretarin e Përgjithshëm, Nënkryetarët dhe Sekretariatet e PD. 

Anëtarët e Këshillit do të firmosin për prezencën e tyre manualisht dhe elektronikisht.

Në mbledhje fjalën do e marrë Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha dhe Kryetari i Këshillit Kombëtar Edi Paloka.

Menjëherë në mbyllje të votimit të fshehtë, numërimi do të bëhet në mënyrë transparente për publikun dhe median. 

Secila fletë votimi do të shfaqet në ekran dhe rezultati do të jetë në kohë reale. 

PD njofton se media është e lirë të ndjekë procesin ndërsa zyra e shtypit do të transmetojë sinjal me regji për lehtësi dhe transparencë të plotë.