Vendosni fjalën kyçe....

PS propozon Bajram Begën për President


Partia Socialiste ka propozuar Shefin e Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura për President. 

Kryeministri Edi Rama e bëri të ditur kandidaturën pas mbledhjes sa Kryesisë së Partisë Socialiste. 

Sot procesi është përmbyllur duke vënë në dispozicion të Kryesisë të gjitha kandidaturat e propozuara nga grupi Parlamentar. Janë përjashtuar kandidaturat që janë brenda GP.

Sot e kemi dakordësuar që të gjithë se PS-së i takon që në këtë moment të shohë dhe të shkojë përtej vetes sepse duhet tu japi shqiptarëve një Kryetar Shteti.

Jemi përqëndruar në bllokun e tretë i cili ka pasur 26 kandidatura që janë shoshitur në një seri xhirosh për të arritur në mbështetjen e Bajram Begës për President”-deklaroi Rama.