Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë deklaratës për mediat se në diskutimet për Presidentin në fund të procesit kishin në tryezë 3 burra dhe 3 gra.
Rama u pyet nga gazetarët se pse nuk u zgjodh një kandidaturë femër dhe tha se u shqyrtua por në pikën e fundit nuk mund të diskriminoheshin burrat për këtë arsye.
“Kemi pasur në pjesën e fundit të diskutimi 3 gra e 3 burra. Është bërë një diskutim i gjatë. Nuk ka dyshim që jam i prirur që mbështes maksimalisht kandidaturat gra por nuk kemi arritur në pikën të diskriminojmë burrat për këtë arsye. Kemi parë tërësinë e personaliteteve që janë shqyrtuar. Pavarësisht se do ta marrin apo jo vesh që kanë janë diskutuar, i falënderoj të gjithë”, është shprehur ai.