Këtë të premte Partia Demokratike zhvillon zgjedhjet për plotësimin e strukturave të saj.
Kështu në orën 14:00 do të mbahet një mbledhje Kryesie, në të cilën pritet të miratohen kandidaturat e kryetarit të PD-së Sali Berisha për Sekretar të Përgjithshëm, nënkryetarë dhe sekretariatet e partisë.
Pas mbledhjes së Kryesisë do të mblidhet edhe Këshilli Kombëtar për të votuar këto kandidatura.
“Kryesia e Partisë Demokratike mblidhet sot në orën 14.00 për të miratuar kandidaturat e Kryetarit Sali Berisha për Sekretar të Përgjithshëm, Nënkryetarë dhe Sekretariatet e Partisë Demokratike.
Më pas, mbledhja e Këshillit Kombëtar për të votuar këto kandidatura do të jetë në orën 17.00 në Selinë e PD-së!
Ditë të mbarë!”– njofton zyra e shtypit e PD-së.