Vendosni fjalën kyçe....

Zbulohet parcela e kanabisit mes vreshtave të rrushit, në pranga 65-vjeçari në Mallakastër, procedohet edhe i ati


Një parcelë rrushi në fshatin Klos të Mallakastër, zbulohet se ishte përdorur nga një familje për të fshehur kultivimin e kanabisit.

Sipas policisë, lidhur me këtë është arrestuar një 65-vjeçari me iniciale A.Ç. ndërkohë që po hetohet në gjendje të lirë babai i tij 72-vjeçar.

Gjatë aksionit të uniformave blu janë gjetur dhe sekuestruar 200 fidanë kanabisi.

Njoftimi i policisë

Finalizohet pas një hetimi 1-mujor, operacioni policor i koduar “Gryka”, për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Gjenden dhe sekuestrohen 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Arrestohet në flagrancë autori i dyshuar i kultivimit, procedohet në gjendje të lirë babai i tij.

Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, efektivët e Komisariatit të Policisë Mallakastër kanë vijuar kontrollet e imtësishme të territorit. Si rezultat i një hetimi njëmujor, në bashkëpunim me Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, është finalizuar operacionin policor i koduar “Gryka”.

Gjatë operacionit u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 65 vjeç dhe u procedua në gjendje të lirë, babai i tij, shtetasi S. Ç., 72 vjeç, banues në Klos, Mallakastër, pasi në fshatin Klos, në një parcelë rrushi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 200 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.