Vendosni fjalën kyçe....

Bylykbashi kundërshton emrin e Bajram Begajt: PS shkeli Kushtetutën, propozoi një ushtarak aktiv


Deputeti i PD-së Bylykbashi e kundërshtoi emrin e Bajram Begajt për presidentit të vendit.

Në qëndrimin e tij ai tha se procesi është antikushtetues dhe asnjë truk nuk i jep ligjshmërinë e duhur procesit.

Ai tha se Begaj është një ushatarak aktiv e kësisoj nuk mund të propozohej për president dhe as të zgjidhet.

“Një papajtueshmëri e pastër me Kushtetutën. Asnjë lloj veprimi nuk e shmang dot përplasjen me Kushtetutën, sepse ajo e ndalon. Nuk e kthejmë dot këtë proces për zgjedhjen e presidentit sikur po vëmë një fotografi te muri. Është zgjedhja që ju ka bërë kryeministri që ju papritur të hidhni 37 firma. Dekreti i nxjerr në momentin e fundit nuk e shëndosh këtë situatë paligjshmërie. Ushtarakët e shërbimit aktiv nuk mund të ushtrojnë detyrën e presidentit. Përveçse po kapni në mënyrë përfundimtare të gjitha pushtetet në Shqipëri, po propozoni për presidentit një oficer aktiv. Vota jonë është kundër.” – tha ndër të tjera Bylykbashi.