Ditën e djeshme u mblodh Këshilli i Partisë Demokratike ku u votua mbi kandidaturat e miratuara në Kryesi më herët për postet drejtuese në këtë parti, si Sekretari i Përgjithshëm, Nënkryetarët dhe Sekretariatet.
Kështu sipas rezultatit të votimit të mbrëmjes së kaluar, Flamur Noka është i përzgjedhuri për postin e Sekretarit të Përgjithshëm të PD-së, me 157 vota.
Ai ka mundur me një diferencë të madhe votash ish-sekretarin e përgjithshëm të kësaj force politike, Arben Ristanin, i cili ka marrë 54 vota.
Ndërsa në garën për nënkryetarët e partisë, fitues kanë dalë Luçiano Boçi dhe Oerd Bylykbashi (me 123 dhe 107 vota respektivisht secili) të cilët kandiduan përballë Belind Këllicit (92 vota) dhe Agron Shehajt (73 vota).
REZULTATI I VOTIMIT PËR ORGANET DREJTUESE TË PARTISË DEMOKRATIKE