Dy persona janë gjetur të pajetë në Tiranë e Tropojë. Në kryeqytet është gjetur i pajetë një person rreth 50 vjeç i cili nuk ëshë identifikuar ende.
Sipas policisë, ai është gjetur nga kalimtarët ndërsa nuk ka pasur shenja dhune në trup.
Në Tropojë është gjetur e pajetë 78-vjeçarja me iniciale Z.G.
Viktima nuk ka pasur shenja dhune ndërsa është gjetur në vendin e quajtur Ura Dushaj në uërat e liqenit të Fierzës.
Njoftimi
“Më datë 04.06.2022, në Rrugën e Elbasanit, është gjetur nga kalimtarët, pa shenja jete, një shtetas rreth 50 vjeç, ende i paidentifikuar. Nga këqyrja paraprake nuk janë konstatuar shenja dhune. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanava të ngjarjes.”
Njoftimi
“Rreth orës 18:30, në vendin e quajtur Ura Dushaj, në ujërat e liqenit Fierzë-Koman, Tropojë, është gjetur trupi i pajetë i shtetases Z. G., 78 vjeçe, banuese në fshatin Bukove, Tropojë. Nga kqyrja paraprake, në trupin e saj nuk janë konstatuar shenja dhune. Nga hetimet paraprake dyshohet se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.”