Vendosni fjalën kyçe....

“Humba tifozin numër një” – Tevez ‘var këpucët në gozhdë’ pas vdekjes së të atit


Ish-ylli i Manchester United, Manchester City dhe Juventus, Carlos Tevez, ka njoftuar tërheqjen e tij nga futbolli pas vdekjes së babait të tij.

Lojtari i kombëtares argjentinase me 76 ndeshje bëri emër në Premier League, duke e ndihmuar West Ham-in që të shmangte rënien në vitin 2007 përpara se të kalonte dy sezone te Manchester United, ku ai u shpall kampion dhe fitoi një Ligë Kampionësh me të para se të transferohej te rivalët e Manchester City-t në 2009, ku fitoi një tjetër titull kampion.

Tevez, 38 vjeç, së fundmi kishte luajtur me klubin e tij të fëmijërisë Boca Juniors në Primera Division të Argjentinës.

Duke folur për vendimin e tij për t’u larguar, Tevez përmendi vdekjen e babait të tij në fillim të vitit 2021 si një faktor kyç në vendimin e tij, edhe pse ai kishte disa oferta në tryezë për të vazhduar të luante, veçanërisht disa mundësi në kategorinë superiore në SHBA, Major League Soccer (MLS).

“Kam vendosur të var këpucët në gozhdë. Shumë klube më ofruan të luaja sërish, përfshirë edhe nga Shtetet e Bashkuara. Por kaq, kam dhënë gjithçka. Të luaja vitin e kaluar ishte shumë e vështirë, por munda ta shihja babain tim. Unë ndalova së luajturi sepse humba tifozin tim numër një.” – tha ai.

Karriera e Tevez në Premier League ka të ngjarë të mbahet mend më mirë nga periudha e tij e suksesshme në ‘Old Trafford’, ku ai formoi një partneritet mbresëlënës me Cristiano Ronaldon dhe Wayne Rooney në Manchester United.

Ai shënoi 34 gola në 99 paraqitjet e tij nën drejtimin e Alex Ferguson, duke ndihmuar klubin të mposhtte Chelsea-n me penallti në finalen e Ligës së Kampionëve në Moskë në vitin 2008.