Vendosni fjalën kyçe....

Kievi shpreson të marrë nëndetëse nga Gjermania


Berlini mund t’i sigurojë Kievit nëndetëse, zbuloi kryetari i parlamentit ukrainas, Ruslan Stefanchuk, gjatë një vizite në Gjermani në mes të operacionit të vazhdueshëm ushtarak rus në vendin e tij.

Duke folur përpara një takimi me ministren gjermane të Mbrojtjes Christine Lambrecht të premten, kreu i parlamentit tha se ‘furnizimi me pajisje më moderne në Ukrainë’ dhe vendimmarrja e shpejtë për këtë çështje do sjellin ‘fitoren e përbashkët’ mbi Rusinë.

Stefanchuk shprehu shpresën se sistemet e raketave tokë-ajër IRIS-T do të dorëzohen menjëherë në Ukrainë.

“Nuk e përjashtoj marrjen e nëndetëseve nga Gjermania, sepse ne jemi gati të bëhemi kufiri lindor i mbrojtjes për të gjithë Evropën.” – shtoi ai.

Lambrecht tha se vendi i saj ‘do vazhdojë të bëjë gjithçka për të mbështetur Ukrainën, jo vetëm në këtë kohë, por edhe në planin afatgjatë’.

Më vonë, duke përmbledhur rezultatet e vizitës së tij në Gjermani në një intervistë me Welt TV, Stefanchuk përsëriti se Kievit i duhen armë moderne ‘para së gjithash’.

“Ne gjithashtu mund të luftojmë me armë të vjetra nga rezervat e vjetra, por armët e reja janë më efektive.” – tha ai.

Ai shtoi se Ukraina pret që Gjermania t’i sigurojë asaj automjete të blinduara Marder dhe tanke Leopard, të cilat ministri i Jashtëm ukrainas Dmitry Kuleba i përshkroi muajin e kaluar si ‘ëndrra’ e Kievit.

Ofensiva ushtarake ruse në Ukrainë e shtyu Gjermaninë të hiqte dorë nga politika e saj e gjatë kundër dërgimit të armëve në zonat aktive të konfliktit dhe më vonë të ndryshonte qëndrimin e saj për të mos i siguruar Kievit armë vdekjeprurëse.

Moska e ka paralajmëruar vazhdimisht Perëndimin kundër furnizimit të Ukrainës me armë, duke argumentuar se kjo vetëm do zgjasë konfliktin dhe do krijojë probleme afatgjata. Rusia gjithashtu e ka bërë të qartë se konsideron çdo armë të huaj në Ukrainë si objektiva legjitime për t’u goditur.