Vendosni fjalën kyçe....

Komisioni i Ligjeve i hap rrugën kandidaturës së Bajram Begajt


Komisioni i Ligjeve i ka hapur zyrtarisht rrugën zgjedhjes së Bajram Begajt si president i vendit.

Kryetarja e komisionit, deputetja e PS-së Bushka tha se ligjërisht emri i kandidatit i plotëson të gjitha kushtet e përcaktuara nga ligji për t’u zgjedhur.

“Pasi është bërë depozitimi i kësaj kandidature për President të Republikës, shërbimi i Kuvendit dhe stafi kanë kryer të gjitha verifikimet dhe rezulton se kandidatura për zgjedhjen e presidentit, Bajram Begaj, është paraqitur nga 37 deputetë në përmbushje të detyrimeve ligjore, duke u plotësuar ky kusht, si dhe brenda afatit të parashikuar. Sa i takon përmbushjes së kritereve kushtetuese e ligjore të kandidatit, z. Begaj rezulton se i plotëson kërkesat ligjore. Ai plotëson kushtet e parashikuara.” – tha Bushka.

Votimi i Begajt pritet të bëhet në seancën e së hënës në Kuvend në orën 18:00.

Më herët PD-ja e përfaqësuar nga kreu i grupit përlamentar nuk propozoi asnjë emër për presidenti duke akuzuar PS-në për shkelje të marrëveshjes.