Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet fabrika, 160 punonjës polakë protestë kundër sanksioneve ndaj kompanisë ku ka disa aksione një shtetas rus (Video)


Dhjetra punonjës polakë dolën në rrugë të premten për të protestuar kundër vendimit të qeverisë për të pezulluar aktivitetet e Sulzer Turbo Services për shkak të lidhjeve të saj me miliarderin rus Viktor Vekselberg.

Sipas mediave polake, rreth 160 persona humbën burimin e të ardhurave brenda natës për shkak të sanksioneve të vendosura ndaj një aksioneri të kompanisë që ka pakicën e aksioneve. Demonstrata u zhvillua para Ministrisë së Brendshme në Varshavë. Protestuesit u dëgjuan duke brohoritur ‘Sanksione për rusët, jo për polakët’.

Në fund të prillit, qeveria e kryeministrit Mateusz Moraëiecki vendosi sanksione ndaj 35 organizatave dhe 15 individëve nga Rusia dhe Bjellorusia, duke përfshirë Vekselberg për ‘lidhjet e ngushta me presidentin rus Vladimir Putin dhe ish-presidentin Dmitry Medvedev’.

Pasuritë në Poloni të lidhura me këto organizata dhe individë u ngrinë më pas. Pas pezullimit të të gjitha llogarive bankare, dy degë polake të Sulzer Turbo Services, në Lublin dhe Varshavë, nuk kanë qenë në gjendje të paguajnë punonjësit, të shlyejnë detyrimet ose të përmbushin kontratat.

“Sanksionet polake zbatohen ndaj aksionerit me pakicë aksionesh të Sulzer, Viktor Vekselberg, dhe janë zgjeruar mbi dy entitetet polake të Sulzer, edhe pse zoti Vekselberg nuk ka kontroll apo pronësi të asnjë subjekti Sulzer dhe është i privuar nga të gjitha të drejtat e tij ekonomike në Sulzer.” – tha kompania në një deklaratë muajin e kaluar, duke njoftuar pezullimin e punës.

Sulzer vuri në dukje se ajo nuk është e sanksionuar në asnjë vend tjetër, ajo ‘është në gjendje të vazhdojë të zhvillojë biznesin e saj globalisht’.

Në një deklaratë për shtyp dërguar anëtarëve të medias, kompania tha se kishte ‘shprehur qartë qëndrimin e saj për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës’ duke dhuruar mbi 1.4 milion zloty (327,000 dollarë) për të ndihmuar refugjatët në Poloni.

Protestuesit ankohen se si qeveria polake ashtu edhe pronarët e Sulzer me bazë në SHBA dhe Zvicër u shkëputën nga këto probleme ‘për arsye politike’.

Kriza e afërt ekonomike, ushqimore dhe energjetike e shkaktuar nga ofensiva ushtarake ruse në Ukrainë dhe sanksionet e vendosura ndaj Moskës nga Perëndimi kanë shkaktuar tashmë protesta masive në disa vende, duke përfshirë Spanjën, Iranin, Marokun dhe të tjerë.