Ish-kryeministri Sali Berisha ka shpërndarë sot një album fotografish të mbretëreshës Elisabeth II për të festuar 70-vitet e mbretërimit të saj.
“Miq, këtu më poshtë keni një album me fotografi të publikuar nga BBC që nga lindja deri sot në Jubileun e Platintë të Mbretereshës Elisabeth, mbretereshës më të dashur, më të respektuar në Britaninë e Madhe dhe në botë. God save the Queen!”- thuhet në mesazhin e Berishës.
Britania e Madhe festoi dje me një paradë shumëngjyrëshe, me drita dhe parakalime me kuaj të trupave dhe pjesëtarëve të familjes mbretërore, Përvjetorin e Platintë, ose 70 vitet e Mbretëreshës Elizabeth II në fron.
Por mysafirja e nderit, vetë mbretëresha mungoi në këto festime. Kjo pasi nuk ishte ndjerë mirë. Ajo ka marrë urime nga e gjithë bota për këtë përvjetor, mes të cilëve nuk mungoi as urimi nga Berisha.
Jubileu katërditor, i cili përfundon të dielën, ka shërbyer si një kujtesë e gjallë se mbretëresha mbetet anëtarja më e njohur e familjes mbretërore