Vendosni fjalën kyçe....

Rama: I dhamë vendit një president normal


Kryeministri Rama ka deklaruar pas zgjedhjes së Bajram Begajt si presidentit se PS-ja i ka dhënë vendit një kryetar shteti normal.

Ai tha se PS-ja është në pushtet për të bërë më të mirën për të gjithë shqiptarët.

Kreu i qeverisë e quajti procesin e vështirë duke përmendur atë që e quajti ‘sallatë palësh’ te opozita.

Rama tha gjithashtu se presidenti i ri nuk është i identifikueshëm më asnjë palë politike po me të gjithë qytetarët.

“I kemi dhënë Shqopërisë një president normal, një figurë të pakonstueshme për sa i përket integritetit. PS-ja është këtu për Shqipërinë e jo për veten. Ne jemi këtu për të bërë më të mirën. Vendimet tona si shumicë qeverisëse duhet të jenë në shërbim të të gjithë shqiptarëve e jo të së njëjtës palë. Ishte një proces aspak i lehtë me një sallatë palësh nga krahu tjetër i sallës së Kuvendit. Nga procesi doli një figurë që është qartësisht e paidentifikueshme me ne, por është e identifikueshme me qytetarin dinjitoz, njeriun besnik ndaj detyrës, me shembullin e një burri të qetë, të arsyeshëm e normal.” – tha Rama.