Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson thuhet se po përballet me një sfidë për kontrollin e tij në pushtet këtë javë, pasi anëtarët e partisë së tij po bëjnë presion për një votëbesimi pasi skandali ‘Partygate’ shkatërroi mbështetjen publike për liderin e tyre.
Anëtarët e Partisë Konservatore në pushtet të Johnson synojnë të mbajnë një votëbesim të mërkurën, raportoi gazeta londineze ‘Sunday Times’, duke cituar komentet e ligjvënësve.
Një deputet konservator i tha medias se anëtarët disidentë kanë arritur tashmë pragun e 54 kërkesave zyrtare të paraqitura në Komitetin e partisë për të detyruar votimin.
Një rezultat negativ do e detyronte Johnson të jepte dorëheqjen ose të thërriste zgjedhje të përgjithshme, duke u dhënë votuesve një mundësi për të zgjedhur lidershipin e ri.
Partia e Johnson-it ka marrë një goditje politike që nga zbulimet se zyra e tij zhvilloi festa me alkool në Doëning Street dhe Whitehall gjatë bllokimeve mbarëkombëtare Covid-19 në 2020 dhe 2021.
“Unë nuk mund dhe nuk do të mbroj të pambrojtshmin.” – tha deputeti konservator Stephen Hammond pasi një raport hetimor mbi ‘Partygate’ u publikua në fund të muajit të kaluar.
Dhjetëra deputetë konservatorë kanë bërë thirrje publike që Johnson të japë dorëheqjen për dështimet e udhëheqjes dhe gjoja mashtrimin e Parlamentit.
Kryeministri i ka hequr dorë nga këto kërkesa, duke thënë në fillim të kësaj jave se ai nuk mund ta ‘braktisë’ kombin mes vështirësive ekonomike dhe konfliktit Rusi-Ukrainë.