Vendosni fjalën kyçe....

Del videoja e grabitjes së bankës në Koplik, autorët ‘mbarojnë punë’ brenda 2 minutash


Janë zbuluar pamjet e grabitjes së bankës, të ndodhur me 9 maj në Koplik, Malësi e Madhe.

Në pamjet duken tre të rinjtë, Bekim Gurraj. Armir e Admir Shabaj, të cilët pasi zbresin nga mjeti ‘VW Golf’, kapin me forcë punonjësin e sigurisë nën kërcënimin e armës e më pas futen brenda duke kryer grabitjen.

Punonjësit e klientët shihen të shtrirë përtokë ndërsa tre të rinjtë pas grabisin lekët brenda më pak se dy minutash, largohen me shpejtësi.

Lidhur me grabitjen e para një muaji, janë arrestuar sot tre personat e lartpërmendur ndërsa është shpallur në kërkim një tjetër.

*Video Credit: BW