Vendosni fjalën kyçe....

Gjashtë të vdekur nga të shtënat me armë në dy shtete në SHBA


Të shtëna masive në Filadelfia dhe Chattanooga, Tenesi, lanë të paktën gjashtë persona të vdekur dhe mbi 25 të tjerë të plagosur, tha policia të dielën në rastet e fundit të dhunës me armë pas masakrave të fundit në Teksas, Nju Jork dhe Oklahoma.

Persona të shumtë hapën zjarr në rrugën e ngarkuar South Street të Filadelfias, një zonë me shumë bare dhe restorante, rreth mesnatës së së shtunës. Dy burra dhe një grua u vranë, thanë zyrtarët.

Një video e mbikqyrjes nga të shtënat në Filadelfia tregoi njerëz në një rrugë të mbushur me njerëz duke vrapuar në panik.

Në një incident të veçantë, tre persona mbetën të vdekur dhe 14 pësuan plagë me armë zjarri pas të shtënave pranë një lokali në Chattanooga, thanë autoritetet, duke shtuar se dy persona vdiqën nga plagët me armë zjarri dhe një person vdiq nga plagët pasi u godit nga një automjet ndërsa ikte nga vendi i ngjarjes.

Tre viktima u plagosën ndërsa u përpoqën të iknin dhe u goditën nga automjetet, thanë zyrtarët e Tenesit, duke shtuar se disa prej të plagosurve mbetën në gjendje kritike.

Incidentet pasuan të shtënat e fundit që vranë 10 persona në një dyqan ushqimesh në Buffalo, Nju Jork; 21 viktima në një shkollë fillore në Uvalde, Teksas; dhe katër persona në një ndërtesë mjekësore në Tulsa, Oklahoma. Ka pasur të paktën 240 të shtëna masive në Shtetet e Bashkuara deri më tani këtë vit, sipas Gun Violence Archive.