Vendosni fjalën kyçe....

Gjysmë milion biznese të vogla në Britani rrezikojnë të falimentojnë


Nëse një valë e re e ndihmës qeveritare nuk lëshohet menjëherë, rreth 500,000 biznese të vogla në Mbretërinë e Bashkuar do falimentojnë brenda javësh, ka paralajmëruar kryetari i Federatës së Bizneseve të Vogla (FSB) Martin McTague.

“Ne nuk kemi asnjë problem me mënyrën se si kancelarja i trajtoi nevojat e konsumatorëve.” – tha McTague në programin Today të BBC Radio 4 në fillim të kësaj jave, duke komentuar paketën më të fundit të kostos së jetesës prej 15 miliardë stërlinash (19 miliardë dollarë) të lëshuar nga Qeveria e Mbretërisë së Bashkuar.

“Por ka ende një problem të madh me bizneset e vogla.” – tha ai.“Ata po përballen me diçka si dyfishi i normës së inflacionit për çmimet e tyre të prodhimit dhe kjo është një bombë me sahat. Atyre u ka mbetur shumë pak kohë para se të mbeten pa para dhe kjo do të thotë se qindra mijëra biznese dhe shumë njerëz do të humbasin punën e tyre.” – theksoi ai.

McTague citoi gjithashtu shifrat më të fundit të zbuluara nga Zyra për Statistikat Kombëtare, të cilat treguan se 40%, ose dy milionë e bizneseve të vogla në Mbretërinë e Bashkuar kishin më pak se tre muaj para për të drejtuar operacionet.

Sipas kryetarit të FSB-së, rreth 10%, ose 200,000, nga ata dy milionë ishin në ‘telashe serioze’, ndërsa 300,000 të tjerëve u ka mbetur shumë pak kohë.Në prill, inflacioni i çmimeve të konsumit në Mbretërinë e Bashkuar arriti në 9%, niveli më i lartë që nga viti 1982.

Fajtorët kryesorë kanë qenë rritja e faturave të energjisë dhe rritja e shpejtë e kostos së gazit dhe ushqimit. Banka e Anglisë pret që inflacioni të arrijë deri në 10% më vonë këtë vit.