Vendosni fjalën kyçe....

Grabitja e bankës në Koplik, dalin emrat e dy vëllezërve të arrestuar


Pas arrestimit të djeshëm, janë zbardhur emrat e dy autorëve të dyshuar të bankës së nivelit të dytë në Malësinë e Madhe.

Klevis Gurraj dhe Bekim Gurraj, dy vëllezër nga Bajza në Malësinë e Madhe janë dy prej shtetasve të ndaluar ditën e djeshme nga policia vendore e Shkodrës si të dyshuar për grabitjen e bankës.

Policia e Shkodrës dhe prokuroria të dalin me një komunikatë për shtyp lidhur me këtë ngjarje. Mësohet gjithashtu se policia ka shoqëruar rreth 15 persona në total duke bërë ndalimin e dy vëllezërve ndërsa po punohet për ndalimin e dy të dyshuarve të tjerë për këtë grabitje.