Presidenti në detyrë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me kreun e opozitës së Turqisë Kemal Kiliçdaroglu.
Meta dhe Kiliçdaroglu patën një diskutim mbi potencialet që ekzistojnë për forcimin e marrëdhënieve tradicionale dhe miqësore midis dy vendeve.
“I ngrohtë dhe miqësor takimi në Stamboll me Liderin e Opozitës në Turqi, Kryetarin e Partisë Republikane, z.Kemal Kiliçdaroglu. Kënaqësi të zhvillonim një diskutim të hapur dhe shumë të frytshëm mbi potencialet e jashtëzakonshme që ekzistojnë për forcimin e marrëdhënieve tradicionale dhe miqësore midis dy vendeve dhe popujve tanë.
Mik i sinqertë i Shqipërisë dhe popullit shqiptar, z.Kiliçdaroglu më konfirmoi vullnetin e Tij se forcimi i miqësisë dhe partneritetit strategjik midis Shqipërisë dhe Turqisë është interes i gjithanshëm dhe afatgjatë i dy popujve tanë dhe do të jetë prioritet i angazhimit të Tij.
E ftova për një vizitë në Tiranë, të cilën e priti me shumë kënaqësi”-shkruan Meta.