E ardhmja e Jose Mourinhos mund të jetë larg Romës.
“The Telegraph” raporton se Paris Saint-Germaini ia ka vënë syrin trajnerit portugez.
Kampioni francez, i cili njëkohësisht është në kontakt edhe me trajnerë të tjerë, e ka vënë në shënjestër trajnerin “Special One”, i cili ka kontratë me Romën edhe dy vjet.
Misioni i parisienëve mbetet mjaft i komplikuar pasi trajneri portugez nuk e ka ndërmend të largohet nga kryeqyteti italian dhe ka thënë se 100 për qind do të jetë trajner i “Giallorossi” edhe sezonin tjetër pas suksesit të jashtëzakonshëm që e bëri me klubin romak duke triumfuar në Europa Conference League.
PSG-ja i ka në opsion edhe Zinedine Zidanen dhe Christophe Galtier, ndërsa Mauricio Pochettino duket gjithnjë e më larg “Parkut të Princave”.
Pas dominimit absolut në ligën franceze në dekadën e fundit, synim kryesor i PSG-së është që ta fitojë Ligën e Kampionëve.