Vendosni fjalën kyçe....

Rritet numri i viktimave nga përplasja e trenit në Gjermani


Ekipet e kërkim-shpëtimit të cilët kanë krehur rrënojat e një treni pasagjerësh që doli nga shinat të premten pranë një resorti në Alpet bavareze të Gjermanisë, kanë rritur numrin e të vdekurve nga përplasja në pesë dhe thanë se mund të zbulohen më shumë trupa.

Të paktën 44 persona u plagosën, duke përfshirë një numër të paspecifikuar fëmijësh dhe katër nga pesë pasagjerët që u vranë ishin gra, tha policia.

“Për momentin, ne nuk besojmë se ka viktima të tjera, por nuk mund të them ende me siguri.” – u tha gazetarëve të shtunën zëvendës shefi i policisë rajonale Frank Helwëig.

Treni i mbushur me njerëz sapo ishte nisur nga Garmisch-Partenkirchen në rrugën e tij për në Mynih, kur doli nga shinat rreth mesditës të së premtes. Nga të dhënat e para mësohet se 4 persona kanë humbur jetën dhe rreth 30 janë plagosur.

Pamjet nga vendi i ngjarjes tregojnë vagonë të kthyer në anë me pasagjerët të bllokuar brenda. Një vagon ishte kthyer përmbys.

Shkaku i rrëzimit është duke u hetuar dhe autoritetet me sa duket kanë përjashtuar ndonjë veprimtari të paligjshme.

“Nuk ka palë të treta të përfshira, kështu që duhet të supozohet se shkaku ishte ndonjë arsye teknike, qoftë te treni, qoftë te hekurudha.” – tha Christian Bernreiter, ministri i Transportit i Bavarisë.