Ministri i Jashtëm rus Sergej Lavrov tha të shtunën se Perëndimi nuk e lejon Ukrainën të zhvillojë bisedime me Rusinë.
Lavrov akuzoi Perëndimin, të udhëhequr nga Britania e Madhe dhe SHBA, se e kanë kthyer Ukrainën në një instrument të frenimit dhe rraskapitjes së Rusisë.
Ai tha në një intervistë me transmetuesin publik të Republika Srpska, RTRS, se Perëndimi e ndaloi Ukrainën të vazhdojë negociatat me Rusinë, e cila kishte pranuar propozimet e Ukrainës dy muaj më parë si bazë për zhvillimin e një rezolute.
Duke iu referuar sanksioneve ekonomike ndaj vendit të tij, Lavrov argumentoi se dënimet rezultuan të kundërta dhe po dëmtojnë Perëndimin më shumë se Rusinë.
Veçanërisht, për paketën e gjashtë të sanksioneve të miratuar të premten nga BE dhe kufizimet në transportin e naftës ruse nga deti, Lavrov tha se tregu i naftës nuk ndjek tekat dhe urdhrat politikë.