Vendosni fjalën kyçe....

Shpërthim në një magazinë në Bangladesh, 30 viktima dhe qindra të plagosur


Një zjarr dhe një shpërthim i madh ka vrarë të paktën 30 persona dhe plagosur qindra të tjerë në një depo magazinimi pranë qytetit të Chittagong, Bangladesh.

Qindra njerëz kishin mbërritur për të shuar zjarrin kur një numër kontejnerësh shpërthyen në Sitakunda.

Nuk dihet shkaku i zjarrit, por mendohet se në disa prej kontejnerëve janë ruajtur lëndë kimike.

Spitalet e zonës janë të mbingarkuar dhe kanë apeluar për dhurim gjaku.

Shumë prej të plagosurve raportohet se janë në gjendje kritike me djegie që mbulojnë 60% deri në 90% të trupit të tyre.

“Shpërthimi sapo më hodhi rreth 10 metra larg vendit ku po qëndroja. Duart dhe këmbët e mia janë djegur,” tha shoferi i kamionit Tofael Ahmed për agjencinë e lajmeve AFP.