Kryeqyteti tashmë në disa rrugë do ketë grumbullim ndryshe të mbeturinave.
Kazanët e mbeturinave në disa rrugë do futen në nëntokë për të ofruar një grumbullim më sanitar të mbetjeve urbane.
Prezantimi i kazanëve të rinj së re u bë në prani të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe ambasadorit italian në vendin tonë, Fabrizio Bucci.
Kryebashkiaku Veliaj tha se koha tregoi që krijimi i “Eco Tirana”, një bashkëpunim midis Bashkisë së Tiranës dhe asaj të Veronës, e më vonë edhe Viçencës, është një nga historitë e suksesit në menaxhimin publik.
“Historia më e madhe e suksesit në menaxhimin publik ishte partneriteti që bëmë me Veronën. Tani na është bashkuar edhe Bashkia e Viçencës.
Në fillim pati kundërshti, dikush shkruante në portale se ‘po na marrin punën’, por qartazi tani puna bëhet më mirë dhe më lirë”, tha Veliaj.