Policia rrugore u ka bërë thirrje qytetarëve që kthehen nga Durrësi apo qytete të tjera për në Tiranë që të përdorin rrugët alternative për shkak të ngarkesës në autostradën Durrës-Tiranë.
Rrugët që mund të përdoren janë Durrës-Ndroq e Elbasan-Tiranë.
Njoftimi
“Policia Rrugore e Tiranës
Nisur nga fluksi i madh i automjeteve në kthim për në Tiranë, Policia Rrgore e Tiranës, apelon për të gjithë drejtuesit e mjeteve, që për shkak të trafikut të rënduar në autostradën Durrës-Tiranë, të përdorin rrugët alternative:
Durrës-Tiranë (Rruga e Ndroqit);
Elbasan-Tiranë.
Gjithashtu, kujtojmë të gjithë drejtuesit e mjeteve që gjatë udhëtimit të respektojnë distancën e sigurisë nga mjeti në mjet.”