Vendosni fjalën kyçe....

Zjarr në jug të Athinës, digjen makina dhe kërcënohen banesa


Një zjarr i egër shpërtheu në periferi të Athinës të shtunën, duke djegur makina, duke kërcënuar shtëpitë dhe linjat e energjisë elektrike, tha një zyrtar i brigadës së zjarrfikësve.

I nxitur nga erërat e forta, zjarri u përhap shpejt në shpatet e malit Hymettus, i cili ka pamje nga kryeqyteti grek, duke dërguar re të dendura tymi mbi periferitë jugore.

Autoritetet e mbrojtjes civile filluan evakuimet paraprake në disa pjesë të rajoneve të Voula dhe Glyfada rreth 20 kilometra nga qendra e Athinës.

“Erërat janë shumë intensive, ka dëme në disa shtëpi dhe disa makina, pa të lënduar”, tha zyrtari i zjarrfikësve, i cili nuk pranoi të përmendet emri.

Më shumë se 100 zjarrfikës të ndihmuar nga gjashtë avionë zjarrfikës dhe 4 helikopterë luftuan zjarrin që filloi pas mesditës në periferinë e qytetit, Glyfada, tha brigada e zjarrfikësve.

Një varg zjarresh dogji rreth 300,000 hektarë pyje dhe shkurre në pjesë të ndryshme të Greqisë verën e kaluar, mes valës më të keqe të të nxehtit në vend në 30 vjet.