Është djegur gjatë natës zyra e noterit Aleko Anagnosti në Sarandë, shkruan Shqiptarja. Ngjarja vjen pesë ditë pas arrestimit të Anagnostit, i cili akuzohet për tjetërsim pronash.
Zyra ndodhej në Lagjen 1 të qytetit bregdetar ndërsa dyshohet se asaj i është vënë flaka nga një grup personash, të cilët pasi kanë shqyer derën i kanë vënë flakën.
Anagnosti akuzohet për tjetërsimin e një sipërfaqeje prej rreth 10 mijë metrash katrorë tokë shtetërore në bregdetin e Sarandës për një skeme falsifikimi. Sipas prokurorisë në këtë skemë janë përfshirë 10 persona mes të cilëve zyrtarë, biznesmenë e qytetarë.