Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet vrasësi i dyshuar i 35-vjeçares shqiptare në Itali, iu gjetën gëzhoja dhe gjurmë gjaku në makinë


Një artizan 44-vjeçar është arrestuar këtë të martë në lidhje me vrasjen e një 35-vjeçareje shqiptare në fundjavë dhe një të riu, që raportohet se ishte transeksual.

Dy vrasjet e ndodhura në Sarzana të Ligurias besohet se kanë qenë të lidhura me një rrjet prostitucioni.

Gruaja me origjinë shqiptare Nevila Pjetri, u gjet e pajetë në shtratin e tharë të një lumi mëngjesin e së dielës. Ajo thuhet se u qëllua dhe u godit me një kaçavidë në vesh.

Ansa.it raporton se i arrestuari është pronari i një makine që u gjet disa qindra metra larg trupit të pajetë të gruas transgjinore.

Brenda makinës “Ford Fiesta” ngjyrë gri, e cila nuk kishte targa, policia gjeti të paktën dy gëzhoja pistolete dhe gjurmë gjaku në një tapet. Policia gjeti makinën tek pronari i saj me numrin e shasisë.

Sipas hetuesve, motivi i krimeve lidhet me botën e prostitucionit. Trupat e pajetë të transgjinorit dhe gruas shqiptare u gjetën në vende jo shumë larg njëri-tjetrit.