Vendosni fjalën kyçe....

Berisha: Biznesmenët po kërcënohen nga pushtetarët, krimineli me kollare i tha “do bësh fushatë për mua”


Në takimin e sotëm me biznesin, ish-kryeministri Sali Berisha dëgjoi një biznesmen të tregonte që pas mbështetjes së Foltores ai ishte ndëshkuar me gjoba e taksa.

Më pas Berisha mori fjalën dhe tha se përpos ndëshkimeve e kërcënimeve me taksat e gjobat, bizneset në Shqipëri po kërcënohen nga pushtetarët, duke i kërkuar që të bëjnë edhe fushatë elektorale për ta. Ai tregoi një shembull.

“Politikë krim biznes, biznes krim biznes janë një. Kjo është faktori më dramatik më përcaktues i kësaj tiranie e cila arriti të ketë sot të gjitha pushtet në një dorë.

Ju folët për policinë dhe taksat që ju erdhën pasi ardhjes ne foltore. Ke shpëtuar mirë, sepse një tjetër me tregonte dje i çuan revolen e krimit tek biznesi, por e bënë aq trashë saqë asnjeri nuk mund të pranonte se ajo ishte revolver i fshehur. Pse? Sepse krimineli me kollare i tha do bësh fushatë për mua. Jo i tha, nuk do bëj fushatë elektorale për ty, sepse i kishte bindje tjetër. Por ky është më i pakti, sepse të tjerë diktojnë në konglomerat, zhdukjen e miliardave euro, taksa të paguar nga ju dhe qytetarë shqiptarë.”– tha ai.