Vendosni fjalën kyçe....

Berisha kundër Samitit të Ohrit: Synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon


Pas takimit me biznesin në një dalje për mediet, Kreu i PD-së Sali Berisha kundërshtoi Samitin e Ohrit që do të mbahet sot për “Ballkanin e Hapur”.

Ai e konsideroi atë aleancën Rama-Vuçiç-Zaev një aleantë të rrezikshme për paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

“Sot jam këtu para jush për të denoncuar takimin e aleancës trilaterale të Ohrit, si një aleancë e rrezikshme për paqen, stabilitetin në Ballkan, si një aleancë që synon vendosjen e hegjemonisë serbe dhe influencës ruse në rajon, si një aleancë që i kundërvihet tërësisht procesit të integrimit evropian dhe procesit të tregut të përbashkët rajonal në kuadrin e nismës së Berlinit.

Pra, ky akt, ky samiti i Ohrit, është një samit që prodhon serbomadhi, rusofili dhe asgjë të mirë për shqiptarët. Përshëndes qeveritë që refuzojnë anëtarësimin në këtë klub të Beogradit.”- tha Berisha.