Vendosni fjalën kyçe....

Berisha për Metën: S’kam asnjë qejfmbetje me të dhe nuk i druhem asnjë tradhtie


Ish-kryeministri Sali Berisha ka deklaruar se nuk ka asnjë hatërmbetje me presidentin Ilir Meta pas “përplasjes” së tyre për dekretin e lirimit nga detyra si Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të FA-ve, të Kreut të Ri të Shtetit Bajram Begajt.

Madje ai ka deklaruar hapur se do të bëjnë së bashku opozitë sapo ai të lërë Presidencën.

PJESË NGA BISEDA ME GAZETARËT

 Zoti Berisha do shkoni në gjykatë Kushtetuese për proçedurën e përzgjedhjes së Presidentit. Meta ju ftoi ta çonit në gjykatë po ashtu dhe zonja Kryemadhi?

Jo, unë jam shumë i kursyer në atë drejtim. E vërteta është që Kushtetuta në gërmë nuk njeh kufizim, por germa është gërmë nuk ka kufizime, je jashtë apo brenda si Kushtetutë. Si frymë pastaj ka diskutim.

Presidenti tha nuk ka krisje me ju, po ju keni një qejfmbetje me Metën?

Jo, jo asnjë! Të vetmen qejfmbetje që kam, që do doja që ta kishte shtyrë për raundin e pestë dhe shanset për një dështim të raundit të pestë nuk ishin të vogla.

Mendoni se po i jep sinjale Ramës për një bashkëpunim Meta me këtë veprim?
Jo, nuk mendoj. Normalisht. Edhe njëherë. Germa e Kushtetutës nuk parashikon mundësinë e firmosjes së dekretit kudo që ndodhet presidenti, fryma është tjetër.

Pasi z.Meta të lërë Presidencën përfundimisht a do të bëni së bashku opozitë?
Pa diskutim. S’ka diskutim ajo punë. Ajo është normale. Në qoftë se mund të kemi diferenca në gjëra të tilla, asgjë nuk na pengon ne në betejën tonë kundër Edi Ramës.

Presidenti Meta ditën e djeshme nuk e ka mohuar dhe as e ka pohuar mundësinë e një bashkëpunimi me kryeministrin Edi Rama. A i druheni sërish një tradhtie nga z. Meta?
Jo nuk i druhem, nuk i druhem aspak asnjë tradhtie.