Guvernatori i Floridës Ron DeSantis është drejt luftës kundër miliarderit George Soros.
Soros, një donator dhe aktivist liberal, sapo ndihmoi në financimin e një rrjeti radiofonik të krahut të majtë që synonte hispano-amerikanët, raporton Fox News.
DeSantis tha në një deklaratë për median se biznesmeni me origjinë hungareze po përpiqet të “manipulojë” mediumin në shtetin e tij dhe të shtyjë votuesit drejt një “agjende marksiste”.
Kështu stafi i fushatës që po punon për rizgjedhjen e guvernatorit republikan po i kundërvihet Sorosit.
Duke blerë një reklamë në dy stacione radioje të Majamit që janë pjesë e këtij rrjeti të ri radiofonik me prirje majtas, DeSantis po paralajmëron votuesit për blerjet mediatike dhe “dezinformimin e majtë” ndërsa ai vazhdon “luftën kundër socializmit në Amerikë”, tha fushata e tij.
“Guvernatori Ron DeSantis po ndërmerr një përballje ndaj Sorosit në terrenin e tij me një reklamë në gjuhën spanjolle në rrjetin e Soros, që shërben si një transmetues mediatik publik për hispanikët e Floridias për të paralajmëruar për agjendën pro-socializmit radikal që qëndron pas Rrjetit të Medias Latin,” tha për Fox News stafi i DeSantis.
Reklamat e DeSantis po përpiqen të kundërshtojnë çdo propagandë të krahut të majtë që mund të vijë në stacionet radiofonike në këtë rrjet të ri.
“Kujdes, votues! E majta po merr kontrollin e mediave tona lokale. Miliarderi George Soros, i njohur për financimin e kauzave ekstreme të majta, tani po financon blerjen e stacioneve radiofonike hispanike pikërisht këtu në Miami,” thotë versioni i përkthyer i reklamës DeSantis, raporton Fox News.
Reklama shigjeton drejtpërdrejt Sorosin dhe i bën thirrje popullatës së madhe kubano-amerikane në Floridan e Jugut.
“Ata po bëjnë agjendën e tyre ideologjike,” vazhdon reklama. “Soros dhe miqtë e tij e dinë se çfarë përfaqëson ky komunitet në luftën kundër socializmit në Amerikë. Ky komunitet nuk do të ngatërrohet. Nën udhëheqjen e guvernatorit Ron DeSantis, Florida po qëndron kundër mediave të korporatave dhe dezinformatave majtiste”.
DeSantis është vendosur të luftojë kundër çdo manipulimi mediatik që synon të ndikojë tek votuesit në shtetin e tij.
“E majta radikale e financuar nga Soros po drejton një skemë për të manipuluar mediat lokale në Florida për të shtyrë agjendën e tyre marksiste te votuesit,” tha ai në deklaratën e tij për Fox News. “Ne në Florida, ne refuzojmë të majtën profesionale dhe përpjekjen e tyre për të depërtuar në shtetin tonë dhe do të qëndrojmë gjithmonë për të vërtetën dhe lirinë.”