Vendosni fjalën kyçe....

Rama ndalon në Qafë Thanë: Ballkani i Hapur ka sjellë lehtësira në tregtinë mes vendeve


Kryeministri Edi Rama në rrugën drejt Ohrit për takimin e radhës të “Ballkanit të Hapur” është ndalur në doganën e Qafë Thanës.

Ai prezantoi “linjën e gjelbër” dedikuar Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar të krijuar nga marrëveshjet në kuadër të Ballkanit të Hapur ku mundësohet kalimi me më pak kontrolle.

Qafë Thanë, rrugës drejt Ohrit – Nisma e Ballkanit të Hapur ka sjellë përfitime dhe rezultate konkrete në drejtim të lehtësimit të tregtisë dhe njohjes reciproke të Operatorëve Ekonomikë të Autorizuar(AEO):

Më pak kontrolle fizike dhe të dokumentacionit në krahasim me operatorët ekonomikë të tjerë;

Trajtim prioritar dhe njoftim prioritar në rast seleksionimi për kontroll doganor;

Mundësi për të kërkuar hapësira specifike përveç zyrave doganore për kontrollet e doganë”-shkruan Rama.