Vendosni fjalën kyçe....

Rrëmbimi e vrasja e Jan Prengës, SPAK kërkon burg përjetë për kopshtarin e kompleksit ‘Golden’


SPAK ka kërkuar burg përjetë për Festim Bexhdilin, lidhur me rrëmbimin e vrasje  e Jan Prengës. Sipas organit të akuzës, kopshtari i ‘Golden Resort’ në Shijak ka njohuri për vendndodhjen e trupit të pajetë të Prengës.

Ai dyshohet se ka marrë furgonin nga resorti bashkë me trupin e Prengës dhe e ka dërguar në vendin ku dyshohet se ka fshehur kufomën.

Për bashkëpunëtorin e dyshuar të 30-vjeçarit Bexhdili, Olsi Turja, SPAK ka kërkuar tre vite burg.

Prenga u rrëmbye në Kamëz më 17 janar 2020 e që prej atëherë është shpallur i zhdukur.

Lidhur me ngjarjen e rëndë policia arrestoi fillimisht Leonard e Bajram Hajrin, Ardian Doçajn, Festim Bexhdilin e Olsi Turjan.

Dyshohet se rrëmbimi e zhdukja e Prengës ka të bëjë me një sasi prej 283 kilogramësh kokainë që vëllai i viktimës, Astrit Prenga, ka marrë në Angli.