Detaje të reja kanë dalë lidhur me shpërthimin e regjistruar mbrëmjen e sotme në Kavajë.
Raportohet se makina e cila ka shpërthyer është e punonjësit të policisë Lulzim Muçi, i cili sapo ka shkuar të banojë në pallatin ku edhe ishte parkuar automjeti.
Shpërthimi ka shkaktuar dëme materiale dhe nga fuqia që ka patur është dëgjuar thuajse në të gjithë Kavajën.
“Më datë 07.06.2022, në orën 22:50, në Kavajë, në parkingun e një pallati, automjeti tip “Opel” në pronësi të shtetasit L. M., (punonjës Policie) ka shpërthyer. Paraprakisht dyshohet se ka shpërthyer nga lëndë plasëse.
Si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve”-njofton policia.