Vendosni fjalën kyçe....

U kapet pistoleta pa leje në makinë, pranga dy 21-vjeçarëve në Tiranë


Dy të rinj janë arrestuar në Tiranë pasi akuzohen për armëbajtje pa leje.

Në pranga kanë rënë 21-vjeçarët A.A. e A.B., pasi pas kontrollit në mjetin e tyre në rrugën ‘Hasan Alla’ u është kapur një pistoletë pa leje dhe në krehër me fishekë.

Po kështu A.A. kishte thyer masën e sigurisë pasi ishte në ‘arrest shtëpie’.

Njoftimi

“Shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja”, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Nr. 2, në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, se në rrugën “Hasan Alla”, po lëvizte një shtetas i armatosur, kanë organizuar punën dhe kanë finalizuar me sukses operacionin policor të koduar “Permission”.

Si rezultat i këtij operacioni, u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– A. A., 21 vjeç, banues në Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit”;

-A. B., 21 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

Gjatë kontrollit të mjetit me të cilin po qarkullonin këta shtetas, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri pistoletë, një krehër dhe municion luftarak.

Gjatë verifikimeve ka rezultuar se shtetasi A. A. kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”, duke dalë jashtë banesës.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.”