Vendosni fjalën kyçe....

Várhelyi i bashkohet Ballkanit të Hapur në Ohër: Investimet prej 30 mld eurosh nga BE do korren vetëm nëse bëhen të gjashtë vendet


Komisioneri për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi, do të jetë në Maqedoninë e Veriut për të marrë pjesë në Samitin e Hapur Ballkanik më 8 qershor në Ohër, të organizuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovachevski.

Várhelyi mirëpret shtysën e ripërtërirë nga liderët e Ballkanit Perëndimor për të avancuar integrimin rajonal.

Por në deklaratën e komisionerit të shpërndarë nga Komisioni Evropian theksohet se potenciale investues i BE-së në Ballkanin Perëndimor prej 30 miliardë do “korret” vetëm nëse të gjashtë vendet bëhen bashkë.

Unë mirëpres shtysën e ripërtërirë nga liderët në Ballkanin Perëndimor për të avancuar në integrimin rajonal. Lufta që Rusia ka bërë në Evropë është një thirrje zgjimi për nevojën për të përshpejtuar procesin e anëtarësimit në BE, një investim gjeostrategjik në stabilitetin dhe sigurinë e të gjithë Evropës. Bashkëpunimi rajonal gjithëpërfshirës, i bazuar në rregullat e BE-së, është kyç për ta afruar Ballkanin Perëndimor me tregun e vetëm të BE-së, i cili është në qendër të prosperitetit tonë të përbashkët.

Ndërtimi i shpejtë i Tregut të Përbashkët Rajonal të rënë dakord nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor është thelbësor për këtë. Por gjithashtu, le të jemi të qartë, potenciali i plotë i Planit tonë ambicioz ekonomik dhe investues prej 30 miliardë eurosh për të mbështetur Ballkanin Perëndimor do të korret vetëm me të gjashtë”- tha përpara Samitit, komisioneri Várhelyi.

Komisioneri Várhelyi do të zhvillojë edhe takime dypalëshe me liderët e Ballkanit Perëndimor.