
Foto ilustruese
Një zjarr i madh ka përfshirë pyjet në zonën e Repsit në Mirditë. Flakët janë aktive që prej së hënës ndërsa era ka favorizuar përhapjen e tyre.
Në vend ndodhen forcat zjarrfikëse dhe punonjës të agjencisë për mbrojtjen e pyjeve po pavarësisht kësaj flakët nuk janë vënë ende nën kontroll.
Po kështu në terren kanë shkuar edhe 50 forca të ushtrisë. Zjarri në Reps pason atë në ishullin e Sazanit i cili digjet prej disa ditësh dhe nuk është vënë ende nën kontroll plotësisht.
Siç është parë nga pamjet në videot e shpërndara nga ishulli, ekipet në terren kanë pasur mungesë të theksuar pajisjesh për shuarjen e flakëve apo të mbrojtjes personale.
Ditën e djeshme ministri i Mbrojtjes Peleshi nxorri një urdhër që ndalonte bërjen e fotove dhe videove nga puna në terren në Sazan.